16:04 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Facebook po humb përdorues në SHBA por po fiton në tjera vende

Javën e kaluar ‘Edison Research’ publikoi një hulumtim rreth rrjetit social Facebook.

Ata konstatuan që ky rrjet social në dy vitet e fundit ka humbur 15 milionë përdorues në SHBA, transmeton Indeksonline.

15 milionë përdoruesit e humbur ishin mes moshës 12 dhe 34 vjeç, gjë që përfaqëson 6% të popullësisë amerikane.

Përkundër kësaj humbje të madhe në SHBA, Facebook po fiton në tjera vende.

Facebook vitin e kaluar kishte 9 përqind më shumë përdorues se në vitin 2017.

Përkundër skandaleve të shumta, Facebook po vazhdon të ketë rritje./Indeksonline/