12:45 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Facebook tha se ka fshirë 1.5 milion video të sulmit ndaj xhamive në Zelandë

Facebook tha se ka fshirë plot 1.5 milion video globalisht të sulmit ndaj xhamisë në Zelandën e Re në 24 orët e para.

“Në 24 orët e para kemi fshirë 1.5 milion video të sulmi në mbarë botën, ku 1.2 milion janë bllokuar gjatë ngarkimit…” tha Facebook në rrjetin social Twitter ditën e Shtune.

Kompania tha se do të fshinte të gjitha versionet e edituara të videove që nuk përmbajnë përmbajtje grafike për respekt të njerëzve të vrarë në xhami dhe shqetësimeve të autoriteteve lokale.

Numri i të vdekurve nga sulmi shkoi në 50 të Dielën. Atentatori sulmoi dy xhami ditën e Premte dhe transmetoi sulmet live në Facebook për 17 minuta duke përdorur një aplikacion dizajnuar për entuziastët e sporteve ekstreme.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se do të diskutonte me Facebook transmetimin live të ngjarjes.