16:23 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Facebook-u bllokon disa figura të njohura politike dhe gazetarë

Facebook-u është duke i larguar nga rrjeti social disa figura të shquara politike, që i konsideron si “individë të rrezikshëm”.

Rrjeti social akuzon Alex Jonesin, pronar i faqes konspirative të internetit me prirje politike të krahut të djathtë, InfoWars, redaktorin e këtij portali në Mbretërinë e Bashkuar, Paul Joseph Watson dhe ish-redaktorin e Breitbart News, Milo Yianpopoulos.

Të gjithë këta akuzohen për gjuhë të urrejtjes. Facebooku ka ndaluar tashmë grupet antiislamike të Britanisë së Madhe si ‘Britain First’. Ndalesat e fundit vlejnë edhe për Instagram, të cilin Facebook-u e zotëron. /Indeksonline/