15:27 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Fadil Vokrri” gati për “Dardanët” e rinj, sonte veç tri pikë asgjë më pak!

Sonte nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës U21 dhe Andorras U21.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri”, transmeton Indeksonline.

Stadiumi tashmë është gati që të presë “Dardanët” e rinj.

Kombëtarja U21 në dy ditët e fundit mori disa lajme jo të mira.

Fillimisht, gjatë ditës së djeshme rezultuan pozitivë katër futbollistë dhe një anëtar i stafit.

Kurse, sot u konfirmua se Liridon Balaj dhe Arbenit Xhemajli janë të lënduar./Indeksonline/