“Fadil Vokrri” po mbushet, numër i madh i tifozëve në radhë
Kanë mbetur edhe pak minuta deri tek fillimi i ndeshjes Kosovë – Çeki.
Qyteti i Prishtinës është mbushur me tifozë, të cilët kanë ardhur për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës.
Ndërsa sot tifozët çekë thuhet se po shoqërohen në stacionin e policisë afër stadiumit, ku po kontrollohen më detajisht e më pas po lirohen për të shkuatrbrenda stadiumit.

Edhe sigurimi përgjegjës i stadiumit “Fadil Vokrri” po i kontrollon detajisht tifozët çekë në hyrje të stadiumit duke ia kontrolluar edhe flamujt e gjërat përcjellëse të cilat tifozët po mundohen t’i fusin brenda stadiumit.|
Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, ndërsa numri i tifozëve mysafirë që pritet të jetë i pranishëm është rreth 350 sosh. /IndeksOnline/

