13:18 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fakte dhe statistika interesante, për teknologjinë

Që nga momenti kur zgjoheni deri në momentin kur shkoni në gjumë, teknologjia është kudo.

Teknologjia po ndryshon aq shpejt sa shumica prej nesh as nuk i njeh këto ndryshime, shkruan Indeksonline.

Këtu keni disa fakte, dhe statistika të teknologjisë:

  1. Mbi 3.8 miliardë njerëz e përdorin internetin, që është 40% e popullsisë në botë.
  2. Më shumë se 570 faqe të reja, krijohen çdo minutë.
  3. Ka mbi 3.5 miliardë kërkime në ditë në Google.
  4. Më shumë video ngarkohen në YouTube në një periudhë 60-ditore sesa në tre rrjetet kryesore televizive amerikane.
  5. 340,000 tweeta dërgohen në minutë.
  6. 500 milionë tweeta dërgohen në ditë.
  7. Facebooku ka më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë që kanë mesatarisht 155 miq.
  8. Ka më shumë se 300 milionë foto të ngarkuara në Facebook çdo ditë, 800 milionë pëlqime në ditë dhe 175 milionë reagime dashurie në ditë.
  9. Reputacioni juaj në Internet dhe armiqtë më të këqij të intimitetit janë WhatsAppi, Snapchati, Instagrami, Google, Facebooku dhe Twitteri.
  10. Facebooku është shoku më i mirë i avokatëve të divorcit. Në fakt, 1 në 7 divorce janë bërë shkaku i Facebookut.
  11. Mbi 4.2 miliardë shënime të të dhënave u vodhën në vitin 2016
  12. 90% e të dhënave në botë janë krijuar në vitet e fundit.
  13. 250 milionë orë shfaqjeje TV dhe filma shikohen çdo ditë përmes Netflixit
  14. Më shumë se 56 milionë orë muzikë transmetohet çdo ditë.
  15. Aktualisht ka 7.5 miliardë njerëz në planet, kurse më 2050 do të ketë 10 miliardë njerëz.
  16. Në vitin 1900 14% e popullsisë jetonte në qytete. Në 2017 54% e popullsisë jeton në qytete.
  17. Çdo minutë lindin 7 foshnja në SHBA., 32 në Kinë dhe 47 foshnja lindin në Indi.
  18. Në vitin 2007, Apple promovoi iPhonein e saj të parë. 2.3 miliardë njerëz tani posedojnë një iPhone.
  19. Candy Crushi fiton më shumë se 1.74 milionë dollarë në ditë dhe mbi 636 milionë dollarë në vit.
  20. Në vitin 2013, Amazoni kishte 1.000 robotë që vepronin në depot e tij. Tani Amazoni ka 45,000 robotë që veprojnë në 20 depo./Indeksonline/