23:41 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / Gj. Sh

Fal suksesit të Ballkanit, Superliga e Kosovës ngjitet për dy vende në Evropë

Superliga e Kosovës në futboll është ngritur për dy pozitat në UEFA.

Krejt kjo pasi Ballkani ka arritur të kualifikohet në fazën e play-offit, shkruan IndeksOnline.

Futbolli kosovar nga vendi i 37-të, tani renditet në vendin e 35-të.

Kampioni i Kosovës kaloi në play-off të Conference League për vitin e dytë radhazi, pasi sonte eliminoi skudrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Në play-off, Ballkani do të përballet me Bate Borisovin e Bjollorusisë./IndeksOnline/