20:47 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Falë humanistit Halil Kastrati, 28 familje në nevojë tashmë në shtëpi të reja

28 familje tashmë janë bërë me shtëpi të reja.

Është pikërisht humanisti, Halil Kastrati i cili 28 nëntorin e këtij viti e bëri më të gëzueshëm për shumë familje në nevojë.

Në praninë e shumë miqve, hoxhë Halil Kastrati ndau çelësat e 28 shtëpive për familjarët, transmeton Indeksonline.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e shumë figura të tjera politike.

Postimi i Halil Kastratit pas dhurimit të këtyre shtëpive:

28 Nentori me ndryshe?

Ne gjithmone kur kemi dhuru çelesa e kemi nisur me Bismilah, edhe sot nisem dhurimin e ketyre çelesave me emer te Zotit me BISMILAH

U dhuruan 28 shtepi per 28 familje nevojtare

Familjet i gezofshin shtepit , faleminderit te gjitheve?

Bamires Zoti ju shperblefte