09:31 / E Premte, 22 Janar 2021 / k.v

Falsifikimi i parave/ Tri raste raportohen brenda ditës në polici

Tri raste të ndara të falsifikimit të parave janë raportuar brenda 24-orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ku një femër ka informuar policinë se gjatë deponimit të parave nga i dyshuari mashkull kosovar, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 eurosh e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Edhe në Kaçanik një punëtore e një marketi ka raportuar se një i dyshuar ka bërë pagesën e gjërave me kartëmonedhën prej 100 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa rasti është nën hetime nga njësitet policore.

Dhe rasti i tretë ka ndodhur në Suharekë ku një person ka raportuar se një i dyshuar mashkull, ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti mbetet nën hetime./IndeksOnline/