Kryeprokurori Imer Beka tregon të rejat për vrasjen në Veternik
Një person është vrarë mbrëmë e rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës.
Katër hajna të armatosur kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.
Kjo për shkak se hajnat kishin gjuajtur në drejtim të viktimës, dhe në vetëmbrojtje ky i fundit kishte gjuajtur me armë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka për Indeksonline ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Sipas tij, arma që e ka përdorur pronari ka qenë me leje. Derisa, ka theksuar se pronari i shtëpisë nuk është arrestuar.
“Deri më tani i kemi këto informacione, rasti është cilësuar vrasje, i vrari sipas prokurorit kujdestar ka hyrë bashkë me tre persona tjerë me qëllimin për grabitje, ndërsa pronari i shtëpisë e ka vrarë njërin, kurse tre të tjerët ndodhen në arrati…Arma të cilën ka përdorur pronari ka qenë me leje. Deri më tani pronari i shtëpisë nuk është arrestuar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Beka.
Indeksonline mbrëmë nga terreni ka raportuar për rastin në fjalë.
Vrasje në Prishtinë, pronari i shtëpisë qëllon me armë hajnin