12:47 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Familja e ikonës muzikore ka një mesazh për Donald Trump

Familja e ikonës muzikore, Prince i ka ndaluar presidentit Donald Trump të përdorë këngët e të ndjerit nëpër mitingjet e tij.

Gjysmë vëllau i Prince, Omarr Baker shkroi në Twitter: “Prince Estate nuk i ka dhënë leje presidentit Trump apo Shtëpisë së Bardhë  për të përdorur këngët e Prince dhe ka kërkuar që të ndalojnë përdorimin e menjëhershëm të tyre”, transmeton Indeksonline.

Kënga “Purple Rain” ishte pjesë e mitingut të  Donald Trump në Mississippi javën e kaluar.

Ky nuk është rasti i parë kur këngëtarët kërkojnë që muzika e tyre të mos përdoret nga politikanët. Më herët e ka bërë Rolling Stones, Adele, Queen, George Harrison, R.E.M etj./Indeksonline/