12:44 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

“Familja e Sandro Rosell nuk kanë bukë për të ngrënë”

Ish-presidenti i FC Barcelona, Sandro Rosell, ka qenë në paraburgim për gjashtë muaj, i privuar nga liria e tij në Soto del Real, me akuza për pastrim parash dhe organizim kriminal.

Ai është akuzuar për shitjen e drejtave të futbollit për ekipin kombëtar të Brazilit.

Avokati i tij, Pau Molins, kaloi të enjtën në mëngjes përmes mikrofeve të ‘RAC1’ ku përshkroi situatën e ish-presidentit të Barcelonës dhe familjës së tij, për të cilën tha ai se po kalon kohë të vështira.

“Familja jeton në bamirësi të të afërmve të tjerë, nëse nuk do të ishin ata, familja e Rosell as që do të kishin për të ngrënë” .

“Ata kanë konfiskuar gjithçka, gjithashtu kanë marrë makinat që ishin në emër të Sandro Rosell” , tha Molins. /IndeksOnline/