08:56 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Princi arab merr përgjigjje pas ofertës për blerjen e Man Unitedit

Manchester Unitedi i ka treguar investitorëve nga Arabia Saudite se klubi nuk është në shitje.

Princi i Kurorës, Mohammad bin Salman besohet se është i interesuar t’i blejë shumicën e aksioneve të gjigantit anlgez për 3 miliardë funte.

Bin Salaman është ndër njerëzit më të pasur në botë dhe raportohet se ai dëshiron ta blejë klubin nga Mançesteri.

Por, oferta e tij është refuzuar nga familja Glazer, e cila ka pjesën më të madhe të aksioneve të kampionit të shumëfishtë anglez, transmeton IndeksOnline.

Vlera e Man Unitedit në treg dje ishte 2.7 miliardë funte, por princi arab lansoi ofertë prej 3 miliardë funtesh.

Tani raportohet se çdo kush që dëshiron ta blejë Manchester Unitedin duhet të ofrojë më shumë se 4 miliardë funte./IndeksOnline/

Manchester United takeover bid