17:14 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Familja Hiseni jeton në kushte të rënda, kërkojnë kafshatën e gojës në kontinierët e bërllogut (Video)

Kryefamiljari Florim Hiseni me lot në faqe e tregon se si e kaluan natën e së shtunës mbrëma, natë në të cilën kishte të reshura të shumta të shiut.

Ai ka rrëfyer se si shiu ka depërtuar në brendi të shtëpisë, e cila për më tepër nuk është në pronësi të tyre. Për ta neutralizuar shiun, ai në shumë pjesë të shtëpisë ka vendosur qese të plastikës.

Bashkëshortja e tij, Eminja tregon se era e rëndë e mykut e krijuar nga lagështia po e dëmton edhe shëndetin e fëmijës së tij.

“Po i pengon era e mykut, sepse po kalbet brendia e banesës”, ka shtuar Eminja.

Florimi ka theksuar se banesa nuk është e tij, dhe pronari nëse dëshiron i largon prej aty.

“Duhet mi kap këto sende edhe me shku para komunës së bashku më fëmijët”, ka shtuar ai.

Ai ka kërkuar ndihmë nga komuna dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë të ketë strehë mbi kokë, derisa ai ka edhe probleme shëndetësore.