08:52 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Familja pesëanëtarëshe italiane humb rrugën në Shqipëri, policia dhe banorët i shpëtojnë

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Me ç’rast Policia e Mallakastrës dhe banorë të zonës së Rabijes u kanë ardhë në ndihmë atyre, përcjellë Indeksonline.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij”, shkruhet në njoftimin e policisë së shtetit shqiptar.

Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj./Indeksonline/