23:32 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Fansi e akuzon se ka bërë botoks, kështu i përgjigjet Jennifer Lopez

Diva e muzikës, Jennifer Lopez është 51-vjeçe dhe duket se koha për të ka ndalur.

Ajo ngjan njëjtë si 20 vite më pare dhe të shumtë janë ata që duan të sekretin e këngëtares.

Së fundmi, Lopez i është përgjigjur një fansi, i cili komentoi në një nga videot e saj selfie në Instagram duke promovuar linjën e saj JLo Beauty. Fansi i shkruante se ajo ka me patjetër botox në trupin e saj.

“LOL kjo është vetëm fytyra ime!! Për herë të 500 miliontë po e them … Unë kurrë nuk kam bërë Botox ose ndonjë injeksion tjetër ose kirurgji!! Kaq po them”. Ajo shtoi, “Merrni disa produkte nga JLO BEAUTY dhe ndjehuni bukur me lëkurën tuaj!! Dhe këtu është një tjetër sekret i JLO Beauty: provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitiv, i sjellshëm… mos e kaloni kohën tuaj duke u përpjekur të ulni të tjerët poshtë … kjo do t’ju mbajë rinor dhe të bukur gjithashtu!!!