15:49 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Fantastike, klubi FC Prishtina Futsal renditet i 30-ti në Evropë

Klubi i kryeqytetit në Futsal, FC Prishtina ka marrë një vlerësim madhështor nga UEFA.

Ata janë renditur në pozitën e 30-të  në listën e klubeve më të mira në Evropë.

Pas Prishtinës janë ekipe nga Anglia, Franca, Danimarka, Turqia etj.

Klubi më i mirë i futsalit në Evropë llogaritet i i Barcelonës./Indeksonline/