09:54 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fantastike, kur i tërë stadiumi ngritet në këmbë për lojtarin e skuadrës rivale

Skuadra e Portos i ka bërë respekt të madh ish yllit të saj, Jackson Martinez. Sulmuesi kolumbian që dikur ishte nga më të frikshmit në Evropë, është rikthyer në kampionatin portugez te skuadra e Portominenses.

Në përballjen ndaj Portos, Martinez u zëvëndësua në minutën e 74 të ndeshjes. Lojtarët, trajneri dhe i tërë publiku vendas i dhanë respekt të fort atij duke e përcjellur me duartrokitje e përqafime largimin e tij nga fusha.

Jackson Martinez kishte kaluar në vitin 2015 te Atletico Madrid, por që asnjëherë nuk arriti të tregoi vlerat e tij në La Liga, për të kaluar më pas te Guangzhou në Kinë./Indeksonline/