17:40 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / A. A

Fantastike/ Legjenda e NBA Paul Gasol nënshkruan me Barcelonën, rikthehet pas 20 vitesh në shtëpi

Legjenda e basketbollit spanjoll, Paul Gasol është rikthyer te skuadra që kishte nisur karrierën para më shumë se dy dekadash, Barcelona.

40 vjeçari ka nënshkruar kontratë me katalunasit deri në përfundim të sezonit.

Gasol në këtë mënyrë i ka dhënë fund karrierës 20 vjeçare në NBA.

Gjiganti spanjoll ka qenë basketbollist i skuadrave të njohura si Memphis Grizzlies, Los Angeles Lakers, Chigaco Bulls, San Antonio Spurs dhe Milëaukee Bucks.

/Indeksonline/