14:23 / E Martë, 08 Qershor 2021 / A. M.

Projekti i Agim Aliut paraqitet si i Edi Ramës, në faqet përkrahëse të kryeministrit shqiptar!

Projekti i kryetari të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është publikuar nga faqe përkrahëse të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Projekti i realizuar nga Aliu është përvetësuar duke e quajtur si punë të cilën do ta bëjë Rama.

Bëhet fjalë për nënkalimin e ndërtuar në rrugën Nikadin-Varosh në një portal i cili mbështetë Ramën është thënë se do të ndërtohet tek unaza jugore e bashkësisë së Elbasanit.

Ky nënkalim ka përfunduar në Ferizaj në nëntor të vitit 2020.