17:03 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Faqja zyrtare e Premier Leagues ”aksidentalisht” konfirmon largimin e yllit të Chelseat (Foto)

Faqja zyrtare e Premier League e ka zbuluar aksidentalisht huazimin e anëtarit të Chelseat te Crystal Palace, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për reprezentuesin anglez, Ruben Loftus-Cheek, i cili dhuroi paraqitje impresive me Kombëtaren angleze në Kupën e Botës.

21-vjeçari ishte gjithashtu i huazuar te Crystal Palace sezonin e kaluar, ku bëri plotë 24 paraqitje.

Edhe pse asnjëra prej klubeve në fjalë nuk ka sqaruar diçka nga kjo, tifozët janë duke menduar se ky ishte një zyrtarizim ”aksidental” dhe që mund të dalë i vërtetë.//FutbollFanatik//