21:53 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

Faruk Statovci theu rregullat, nuk pati të drejt paraqitje në ndeshjen e Kupës

Onixi kaloi në fazën tjetër të Kupës së Kosovës pasi me penallti ka mposhtur KEK-un në ndeshjen e 1/8 të kësaj gare.

Megjithatë, skuadra nga Obiliq duket se ka shkelë një rregull dhe mund të penalizohet për këtë shkak, shkruan Indeksonline.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të lëshuar nga skuadra e Onizit, trajneri kundërshtar Faruk Statovci nuk ka patur të drejtë të drejtoj skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Në një ndeshje miqësore të zhvilluar në mes këtyre dy skuadrave me 23 janar, Statovci është ndëshkuar me kartonë të kuq dhe nuk ka patur të drejtë paraqitje në ndeshjen e radhës, që rastisi të jetë kundër të njëjtit kundërshtarë.

Skuadra e Onixit ka bërë ankesë në Komisionin Disiplinor të FFK-së.

Ky është njoftimi i tyre:

ANKESËTë nderuar Komision Disiplinor i FFK-ës, po ju drejtohem juve si organ kompetent në menyrë qe te iu informojmë në lidhje me ndeshjen miqësore të zhvilluar me datë 23.01.2022 ne mes te KF Onix-KF Keku-u, ku gjatë kësaj ndeshje kryetrajneri i ekipit FK Kek-u është ndëshkuar me karton te kuq direkt për shkak të sjelljes jo sportive. Këtë deklaratë tonë si klub mund t’a konfirmoj edhe gjyqtari i ndeshjes Edmond Gjikokaj,i cili në minute 39-të e ka ndeshkuar personin e lartëcekur me karton te kuq direkt.Keshtu që në bazë te rregullores se garave zyrtari i ekipit i cili ndëshkohet me karton te kuq nuk ka te drejtë të merr pjesë në ndeshjen e radhes kupes-kampionale, andaj trajneri Faruk Statovci nuk i është përmbajtur rregullave dhe me datë 05.02.2022 ka marrë pjesë në ndeshjen e kupës te zhvilluar ne mes KF Onix-KF Kek-u gjë me të cilën ka rënë në kundërshtim me aktet normative te nxjerrura nga FFK dhe KE.Andaj kërkojmë nga ju që ta trajtoni me kujdes dhe prioritet ankesën tonë dhe të veproni në bazë të rregulloreve ne fuqi.