11:01 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

Fationi i “Për’puthen” s’pyet për rregulla, filmon veten kur ecën me “Audi” me mbi 215 km/h

Fation Kuqari, është një nga emrat më të njohur të emisionit “Përputhen”, i cili nuk doli çift nga programi.

Megjithatë, duket se i riu nga Fieri, nuk e kupton rëndësinë e famës dhe impaktin që ka tek qytetarët. E themi këtë , pasi mbrëmjen e djeshme, ai ka publikuar video në Instagram, ku shihet teksa ecën me mbi 215 km/h, me makinën e tij tip “Audi”.

Videon e ka postuar në instastory. E teksa të gjithë kërkojnë një sensibilizim, të famshmit që numërojnë mijëra ndjekësa, japin të tillë shembull.