12:21 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fatmir Limaj ka qenë politikani i fundit që takoi Vokrrin, e quan tronditje vdekjen e tij

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka qenë politikani i fundit që e ka takuar Fadil Vokrrin. Ky takim ndodhi në Zvicër para ndeshjes miqësore, Kosove-Shqipëri.

“Lajmi për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, na ka tronditur të gjithëve.
Vdekja e hershme e Vokrrit është humbje e madhe për sportin e Kosovës dhe për vetë shtetin e Kosovës.
Vokrri ka qenë frymëzim për shumë gjenerata në vitet e 80-ta.
Kontributi i tij në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte vendimtar.
Fadilin pata rastin ta takoja 10 ditë më parë në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri. Si gjithmonë pozitiv e i përkushtuar për ta ngritur futbollin e Kosovës sa më lart.
Ngushëllime më të sinqerta familjes Vokrri, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës!
U prehsh në paqe” shkruan Limaj në telegramin ngushëllues./Indeksonline/

Temat: