Fatmir Sejdiu: Tash jam mirë me shëndet
Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka treguar për problemet shëndetësore me të cilat është ballafaquar së fundmi. Ai gjatë një intervistë për T7 Ka thënë se tash është mirë me shëndet.
“Po, mirë jam dhe mirë dëshiroj të jenë gjithë njerëzit e vendit tim”, është shprehur Sejdiu.
“Kam pasur disa probleme shëndetësore që i kam kapërcyer, falë edhe intervenimit të shpejtë të ekipeve që më kanë pasur në trajtim”, ka treguar ai në “Pressing”.
Sejdiu ka treguar se puna kryesore e tij aktualisht është ajo e profesorit në Universitetin e Prishtinës.