23:01 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit

 Me nderime të larta shtetërore është varrosur këtë të shtunë në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur i çështjeve kombëtare, Adem Demaçi.

Në ceremoninë përkujtimore si dhe mortore, përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e vlerësuan latë punën dhe veprën e Demaçit, shkruan Indeksonline.

Në fjalimet e gjithë liderëve politike, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës por i gjithë shqiptarëve.

Ndryshe, në mbledhjen përkujtimore në Kuvend të mbajtur të premten, zyrtarët e shtetit potencuan se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të 100 viteve të fundit.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se sot në ceremoninë përkujtimore nuk është parë asnjë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me ç’rast bojkotuan njëfarë forme këtë ceremoni shtetërore.

Kujtojmë, se Demaçi vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82 vjeçare. Presidenti i vendit, Hashim Hashim Thaçi vendosi që në nderim të figurës së tij të shpallë  tri ditë zie në Kosovë [27,28,29 korrik].

Më poshtë Indeksonline ua sjellë një përmbledhje me të gjitha lajmet e ditës së sotme rreth ngjarjes së ceremonisë së përkujtimit dhe varrimit të të ndjerit, Adem Demaçi:

     

Arkivoli i Demaçit arrin në sheshin e Prishtinës [Foto]

 

Krerët e shtetit arrijnë në sheshin “Skënderbeu”, nis ceremonia përkujtimore (Foto)

Haradinaj: Populli ynë po i bashkohet popujve të lirë, prehu në paqe Baca Adem!

Meta për Demaçin: Të gjithë e njohën si Mandela i Evropës

Thaçi: Demaçi e lartësoi idealin e lirisë në pikën e paarritshme prej të tjerëve

 

Vajza e Demaçit tregon mesazhin që ia la babai për Kosovën

Trupi i pajetë i Demaçit niset për në Velani [Foto]

 

LDK bojkoton ceremoninë për Adem Demaçin (Foto)

Dy miliarderët shqiptarë në ceremoninë e Adem Demaçit (Foto)

Varroset Adem Demaçi

Për këtë arsye Fatmir Sejdiu nuk mori pjesë në ceremoninë komemorative për Adem Demaçin

E injoruan varrimin e tij, Isa Mustafës i ecin fjalët në Facebook

Kjo ishte zyrtarja e vetme nga LDK-ja që mori pjesë në varrimin e Adem Demaçit (Foto)

A e bojkotoi LDK ceremoninë për Demaçin? Flet Veliu!