23:04 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fatos Beqiraj: I falënderoj tifozët e Kosovës për mikpritjen

Beqiraj i cili luajti për Malin e Zi në këtë ndeshje është shprehur falënderues ndaj tifozëve të Kosovës, për mikpritjen të cilën ja kanë bërë.

Po ashtu ai tregoi se ishte një ndeshje mjaftë emocionuese për të, “Kosova ka lujt një ndeshje mjaftë të mirë, me meritë e fitoj ndeshjen” tha Beqiraj.

Po ashtu Fatosi tregoi se i përcjell ndeshjet e Kosovës dhe mendon që ka një ekip të mirë dhe të re, dhe në të gjitha repartet ka lojtar të mirë.

Kurse të luaj kundër Kosovës tha që për të ishte e vështirë mirëpo ai kishte shkuar në Kombëtaren e Malit të Zi për shkak se ishin rrethana të tjera./Indeksonline/