Favilli rikthehet te Juventusi
Juventusi ka kompletuar transferimin e lojtarit reprezentues të Italisë U-21, Andrea Favilli.
Lojtari është rikthyer nga Ascoli për 7.5 milionë euro.
Pasi shkëlqeu me Livornon, Fabilli kaloi sezonin 2015-2016 si i huazuar te Juve, ai bëri një paraqitje për Bianconeret si zëvëndësues i Moratas.
Favilli shënoi 22 gola gjatë sezonit si i huazuar te Juve para se të rikthehej te Livorno.
Ai rikthehet tash te Juve me kontratë pesëvjeçare dhe Ascolin që po ashtu do të përfitojë një shumë të konsiderueshme.
Favilli është transferimi më i ri i Bianconerëve në prag të sezonit të ri ku priten dhe prurje të reja. /Telegrafi/