11:51 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / A. A

Fazliji vazhdon shkëlqimin në Zvicër, zgjedhet në formacionin e javës

Betim Fazliji të shtunën regjistroi njërën ndër paraqitjet më të mira në karrierë.

Mbrojtësi kosovar me St. Gallenin luajti 90 minuta kundër Baselit në barazimin 0-0.

Fazliji është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Zvicër nga ‘SofaScore’.

21 vjeçari javën e kaluar zyrtarisht fitoi të drejtën për të përfaqësuar Kosovën, pasi e kompletoi dokumentacionin në FIFA.

Fazliji debutoi në nëntor me Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.

/Indeksonline/