08:19 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Fazliu: Ndeshja me Prishtinën e veçantë për mua, shkojmë për fitore në kryeqytet

Sulmuesi i Feronikelit Astrit Fazliu, ka fituar 2 herë titullin e kampionit me Prishtinë, 2 herë Kupën dhe 1 Superkupë. Para ndeshjes derbi me Prishtinën ai ka deklaruar se fitorja do të ishte shumë e rëndësishme.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme si për ne si për Prishtinën sepse luan vendi I parë me të dytin. Për ekipin tonë ka një rëndësi të veçantë sepse mund të distancohemi 8 pikë nga Prishtina, që pastaj do e kemi më të lehtë zhvillimin e kampionatit. Jemi të mobilizuar maksimalisht.

Për mua është një ndeshje e veçantë sepse unë jam rrit si lojtar te Prishtina dhe kam fituar gjithçka. Por për atë arsye ekzistojnë shumë ekipe që duhet të ndërrohen. Do e jap më të mirë për Feronikelin që ta arrijmë objektivin” deklaroi Fazliu për Supersport.

Futbollisti ferizajas edicionin e kaluar fitoi titullin me Dritën, ndërsa tani është në rrugë të mirë që këtë ta bëjë me Feronikelin.