17:06 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

FBI-ja “kap” një faqe që shiste informacione, shiko a ju janë vjedhur të dhënat!

Pas një operacioni ndërkombëtar, FBI-ja ka kapur dhe ka mbyllur një faqe në Internet të quajtur WeLeakInfo që shiste të dhëna të përdoruesve, nga mbi 10.000 shkelje të të dhënave .

Si pjesë e operacionit, policia në Holandë dhe Irlandën e Veriut arrestuan dy 22-vjeçarë, që besohet se ishin të lidhur me vendin, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, FBI-ja, duke punuar në koordinim me forcat e policisë në Evropë, hoqi domenin për sitin dhe e konfiskoi.

WeLeakInfo pretendoi të ketë mbi 12 miliardë emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh që u shfytëzuan ilegalisht.

(Nëse doni të zbuloni nëse emri juaj i përdoruesit dhe fjalëkalimi janë vjedhur, mund të shkoni te faqja e hasibeenpawned.com e ekspertit të sigurisë Troy Hunt dhe të merrni informacionin falas)./Indeksonline/