13:22 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

FC Prishtina takohet me Pacollin, ia dhuron fanellën me këtë numër

Futbollistët e skuadrës së futsallit, FC Prishtina janë takuar me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kryesia e klubit dhe lojtarët i kanë bërë dhuratë Pacollit fanellën me numër një që simbolizon të parin dhe një me numrin dy, numrin që mban në garën për zgjedhjet.

Ky është njoftimi i klubit FC Prishtina:

Klubi i futsallit të kryeqytetit takoj presidentin e komapanisë “Mabetex Group” dhe kryetarin e Aleanca Kosova e Re (Official) z. Behgjet Pacolli.

Klubi mban si sponsor gjeneral dhe kryesor kompaninë “Mabetex Group”, andaj në prag të fillimit të edicionit 2019-2020 patëm nderin dhe kënaqësinë ta takonim presidentin Pacolli, i cili na uroi suksese në edicion e ri duke na vulosur përkrahjen e tij për klubin.

Ne jemi kujdesur që veç fanelës me numrin 1, ta urojmë edhe për sfidën e re në politik duke i përgatitur fanelën me numrin e tij në zgjedhje.

Faleminderit, president.