13:36 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Federata e Futbollit të Italisë jep vendimin për kartonin e kuq të Koulibalyt ndaj Interit

Mbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Inter, pasi që duartrokiti gjyqtarin pas një vendimi.

Ky vendim i gjyqtarit u cilësua si skandaloz dhe u kritikua nga fansat e futbollit, transmeton Indeksonline.

Për këtë karton të kuq, Federata e Futbollit Italian ka marrë vendim sot pas apelimit të Napolit.

Ata kanë refuzuar apelin e Napolit për heqjen e kartonit të kuq të mbrojtësit senegalez. Koulibaly për shkak të këtij kartoni nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e nesërme kundër Lazios./Indeksonline/