10:35 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Federata Ndërkombëtare e Xhudos me dokumentar për Majlindën dhe Kosovën

Majlinda Kelmendi bëri që e gjithë bota të flasë për Kosovën në momentin kur triumfoi në Lojërat Olimpike në vitin 2016 në Rio të Brazilit.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka prezantuar një dokumentar që ka të bëjë me historinë e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Majlinda Kelmendin.

Ata gjithashtu kanë paraqitur momentin e triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ku i solli Kosovës medaljen e parë olimpike.

Kampionia Olimpike nga Lojërat Olimpike Rio 2016, do të garojë në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi, të Emirateve të Bashkuara Arabe, që mbahet prej 27 – 29 tetor. /IndeksOnline/

Kliko për të parë dokumentarin