15:50 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Federer i pandalshëm, shkon në gjysmëfinale të Indian Wells

Roger Federer për të paktën edhe dy javët e ardshme do të mbetet numri një në botë. Tenisti zvicëran u kualifikua në gjysmëfinale të Indian Wells, pasi mposhti 2-0 me sete kundërshtarin e tij nga Koreja e Jugut Hyeon Chung, 7-5 dhe 6-1.

Një ecuri e jashtëzakonshme kjo e më të mirit në historinë e tenisit, që nuk njeh qoftë një humbje gjatë 2018. Për 36-vjeçarin kjo ishte fitorja e 16-të për këtë vit, që e afron edhe më tepër me trofeun e radhës. Në gjysmëfinalen e këtij Mastersi 1000 pikësh, Federer do të përballet me kroatin Borna Coric.