18:35 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fejohet Cristiano Ronaldo? (Foto)

Cristiano Ronaldo pak më parë ka shënuar një gol për Portugalinë në ndeshjen me Tunezinë në Botërorin 2018, që po zhvillohet në Rusi.

Por jo vetëm kaq,  ballinat e mediave të huaja janë mbushur me lajmin e ditës. Sipas DailyMail Cristiano Ronaldo tashmë është fejuar. Georgina Rodriguez ka shtuar peshën e thashethemeve duke zbuluar unazën e shkëlqyeshme që mbante sot në gishtin e saj përderisa po brohoriste për futbollistin, shkruan Indeksonline.

24 vjeçarja mbante unazën e rrethuar nga diamante përderisa po ndiqte 33 vjeçarin, Cristiano Ronaldo i cili edhe shënoj sot golin vendimtar në ndeshjen e dytë të grupit B, në stadiumin Luzhniki.

Georgina kohë më parë ka lindur fëmijën e saj të parë me Ronaldon përderisa siç duket tashmë ajo është edhe fejuara e tij./Indeksonline/