10:56 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fejohet ish-bashkëshorti i Meghan Markle (Foto)

Ish-bashkëshorti i Meghan Markle nuk ka pasur fatin si ajo, por edhe ai megjithatë do të martohet për herë të dytë.

TMZ shkruan se producenti Trevor Engelson zbuloi një fotografi ku shihet me të dashurën e tij, të dy të lumtur, teksa Tracay Kurland shfaq unazën e fejesës.

Engelson – producent ekzekutiv në “Snowfall” të FX-së – u martua me Markle në vitin 2011 pas disa vjet takimesh … por ata u divorcuan vetëm 2 vjet më vonë. Arsyeja për ndarjen e tyre thuhet se ishte për shkak të orarit të zënë të Meghan me “Suits” dhe distanca të gjata mes tyre.

Ashtu si dukeshja e Sussex … kjo do të jetë martesa e dytë e Trevor-it./Indeksonline/