21:04 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fejohet Justin Bieber?

Bustin Bieber dhe Hailey Baldwin siç thuhet janë fejuar pas ribashkimit të tyre pak më shumë se një muaj më parë.

Dëshmitarët okular pohojnë se këngëtari 24 vjeçar ka propozuar modelen 21 vjeçare në një vendpushim në Bahamas të shtunën mbrëma.

TMZ raporton se dy gra thanë se ishin në një restorant kur sigurimi i Justin Bieber i kishte thënë të gjithëve të linin telefonat e tyre se diçka e veçantë do të ndodhte, shkruan Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, pas kësaj, Bieber i propozoi asaj para të gjithëve.

Dëshmitarët thanë se pas kësaj të gjithë u hodhën në një kërcim salsa, ku në një video të postuar në instagram shihet edhe çifti duke vallëzuar me një humor festiv./Indeksonline/