20:40 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Fëmija kenian i’a thyen zemrën Ozilit, s’pati para për ta blerë fanellën e qëndisi vet!

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil ka postuar në rrjetin social twitter disa fotografi të dy fëmijëve nga Kenia që kanë veshur fanellën e tij.

Ai është ndjerë i prekur nga ky gjest kur ka parë se fanella nuk ka qenë autentike nga kompania që i prodhon, por është e qëndisur.

“Fotografia me djaloshin kenian dhe fanellën e qëndisur më ka prekur jashtë mase. Shikojeni Lawrencen tani. Jam i kënaqur që e shoh atë dhe vëllezërit e tij të lumtur” shkruan Ozil.

Futbollisti gjerman më pas i’u ka dërguar gjësende, si fanella, patike futbolli, topa fëmijës në fjalë dhe vëllezërve të tij. /Indeksonline/