75 Mall Live Search
18:45 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Fëmijët e zhveshur “flladiten” në fontanat e sheshit ‘Zahir Pajaziti’ (Video)

Prilli është tejet i nxehtë, temperatura të cilat thonë të mos kenë qenë të tilla që prej 80 vitesh në Kosovë.

Çdo ditë ngjason pothuajse jemi në pikë të verës, në muajt korrik-gusht.

Por e gjithë kjo nxehtësi siç duket ka motivuar dy fëmijë, që t’ia bëjnë qejfin vetes duke mos hezituar që të vrapojnë plotësisht të zhveshur në sheshin ‘Zahir Pajziti’ në Prishtinë për t’u futur në njërën nga fontanat e kryeqytetit, shkruan Indeksonline.

Video është publikuar në rrjetet sociale ku fëmijët shihen teksa vrapojnë për t’u futur në këtë fontanë, përderisa kanë mundur të rrezikojnë edhe me rrëzim dhe lëndim trupor./Indeksonline/