18:50 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fëmijët i bëjnë bashkë ish-çiftin e njohur

Kur një lidhje shumë vjeçare vjen në përfundim mund të jetë shumë e vështirë për të mbajtur raporte shoqërore.

Por, ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Scott Disick duket se nuk e kanë problem të mbajnë kontakte në mes veti madje edhe të kalojnë pushimet së bashku, shkruan Indeksonline.

Dyshja e cila ishin në lidhje për nëntë vite por kurrë nuk u martuan, u ndanë përfundimisht në korrik të 2015. Tash e tri vite ata kanë qëndruar miq të mirë dhe e gjithë kjo për shkak të tre fëmijëve të tyre.

Edhe së fundi ata të dy së bashku me fëmijët kanë kaluar disa ditë pushimi në Bali, përpara se Scott ti bashkohej të dashurës së tij të re, Sofia Richie./Indeksonline/