22:22 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fëmijët mund të “spiunohen” përmes web-kamerave për t’i mbrojtur ata

Fëmijët e moshës pesë vjeçare janë në rrezik për t’u spiunuar përmes webcameres nën një sistem të dizajnuar për të luftuar ekstremizmin.

Programi “Menaxhimi i Klasës” shënon fjalët kyce, të tilla si terrorizmi, që shkruhen nga fëmijët kur shikon në internet.

Por një ofrues i madh i softuerit është në gjendje të aktivizojë në distancë kamerat në pajisjet dhe të marr pamje të fëmijëve, ka zbuluar një hetim nga The Sunday Telegraph, transmeton Indeksonline.

NetSupport DNS, siguron softuerin për më shumë se 1 mijë shkolla në Britani të Madhe dhe tha se kamera mund të aktivizohet nëse një student ka shtypur disa fjalë të tilla si “vetëvrasje”.

Një screenshot i tyre pastaj mund të dërgohet në polici.
Kompania thuhet se planifikon një përditësim të softuerit që do të lejonte që ajo të aktivizohet në shtëpitë e fëmijëve./Indeksonline/