14:32 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fëmijët për në shkollë, “shoqërohen” nga qentë endacakë

Qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. E, më të rrezikuarit mbesin pikërisht fëmijët.

Çdo ditë qytetarët shfaqin shqetësimet e tyre, madje duke publikuar edhe imazhe, duke bërë apeluar që ky problem të zgjidhet, përcjell Indeksonline.

Një fotografi është publikuar së fundmi nga Gjakova, ku shihen fëmijët e vegjël teksa shkojnë në shkollë, e fare pranë tyre kalojnë qentë endacakë.

E, numri i qytetarëve që kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK, pikërisht nga sulmet e qenve nuk ishte dhe i vogël gjatë këtij viti.

Lindita Ajazaj – Berisha, u.d. e drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK kishte  thënë për Indeksonline se deri në fund të muajit tetor kanë qenë afro 350 raste të sulmeve nga qentë, kryesisht atyre endacakë.

Ndryshe, thuhet se në nivel vendi janë rreth 150.000 qen endacakë. E rreziku më i madh nga ta vjen kryesisht në sezonin dimëror./Indeksonline/