14:52 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fëmijët që qëndrojnë gjatë para ekraneve rrezikojnë uljen e nivelit të inteligjencës

Fëmijët të cilët përdorin qëndrojnë para ekraneve për më shumë se shtatë orë në ditë shfaqin shenja se truri i tyre po pëson ndryshime para kohe.

Të gjeturat tregojnë se fëmijët janë në rrezik të përkeqësimit të funksionit të kujtesës, aftësive dhe perceptimit dhe aftësive njohëse, sipas studimit të ri të madh amerikan.

Hulumtimi i vazhdueshëm prej 300 milionë dollarësh financohet nga Instituti Kombëtar i shëndetit dhe tregon rezultatet efektive të teknologjisë mbi fëmijët.

Hulumtuesit bënë zbulimet e hershme duke analizuar trurin e 4 mijë e 500 fëmijëve.

Shkencëtarët janë në proces të ndjekjes së më shumë se 11mijë fëmijëve nëntë deri në dhjetë vjeç gjatë një dekade.

Qëllimi i studimit, i quajtur Zhvillimi Kognitiv i Trurit të Adoleshentëve, tregoi se si koha para ekranit ndikon në zhvillimin emocion dhe në shëndetin mendor.

Studiuesit gjithashtu përcaktuan se fëmijët që shpenzojnë më shumë se dy orë në kohën e ekranit të përditshme shënojnë më pak rezultate në testimin e të menduarit dhe të gjuhës./Indeksonline/