15:57 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Femra në hotel me Stresin në momentin e arrestimit, nuk ishte e fejuara e tij!

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme reperin e njohur si Stresi.

Sipas policisë ai u ndalua në një hotel në vendin e quajtur Linzë ku ndodhej me një femër, e cila sipas inicialeve nuk ishte e fejuara e tij, Kejsi.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.Ç., 20 vjeçe, për të cilën policisë shqiptare ka njoftuar se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Ndryshe, vet Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.