11:28 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Femra që dështoi të kryente testin e alkoolit sepse buzët nuk ia lejuan!

Një blogere ka thënë se policia dështoi të merrte rezultatet nga një test-alkoolik si pasojë e rritjes së madhe të buzëve të saj.

Scarlett Harrison, 20 vjeç, u gjet përtej limiteve kur u ndaluar në qendër të qytetit të Mançesterit, pasi piu shumë ‘Gin’ bashkë me një mik, transmeton Indeksonline.

Kur në stacionin e policisë ajo u pyet që të siguronte një mostër të dytë, më të saktë, ajo tha se impiantet e saj të kolagjenit e bënë të vështirë që të vendoste buzët rreth tubit.

Si rezultat i kësaj,ajo u akuzua se nuk arriti të siguronte mostrën e frymëmarrjes dhe u përpoq të shmangte dënimin.

Harrison, vajza e një pronari të biznesit inxhinerik, u deklarua fajtore në ditën kur filloi gjykimi i saj. Ajo u detyrua që të mos vozisë 16 muaj dhe të paguajë 310 funta në gjobë dhe shpenzime./Indeksonline/