10:46 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Femrat pendohen pasi bëjnë seks, kurse meshkujt jo!

Në jetë secili njeri ndjen keqardhje për diçka që ka bërë apo nuk ka bërë. Këtu nuk bën përjashtim as seksi.

Sipas një studimi të bërë me amerikanë dhe norvegjezë, del në pah pse pendohen femrat dhe meshkujt, transmeton Indeksonline.

Të pyetur se a jeni penduar kur keni bërë seks të rastësishëm me ndonjë person që nuk e keni njohur, përgjigjet do t’iu habisin.

Nga 547 norvegjezë dhe 216 amerikanë të anketuar, del se femrat pendohen shumë pse kanë shkuar në shtrat me një mashkull vetëm për seks.

Derisa te meshkujt është e kundërta, ata pendohen pse nuk kanë bërë më shumë gjëra derisa kanë qenë me një femër.

Sipas rezultateve, gratë që u penduan ishin 41-50% e të anketuarave, derisa meshkujt 26-35%.

Gratë thanë se përvojat e tilla ishin jo të kënaqshme dhe të neveritshme. Ato ndiheshin nën presion dhe ishin të shqetësuara për reputacionin social si dhe shëndetin seksual. /Indeksonline/