15:41 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Fenerbahçe dëshiron të transferoj edhe Khediran

Juventus ka marrë oferta për mesfushorin e tyre Sami Khedira.

Me shumë gjasa Juve do të i largojë Matuidin dhe Khediran pas transferimit të Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey. Por ende ka një shans që ata të transferojn Paul Pogban nga Manchester United.

Sky Italia pretendon se Fenerbahce ka bërë një ofertë për Khedira dhe kontaktet janë në progres për ish-mesfushorin e Real Madridit, transmeton Indeksonline.

Lojtari është duke e konsideruar ofertën, dhe Juvetus është i gatshëm për ta shitur./Indeksonline/.