Fenerbahce transferon futbollistin e Arsenalit
Fenerbahce po kërkon të përforcohet për të qenë më konkurruese në sezonin e ardhshëm.
Skuadra turke ka udhëtuar në Angli për të kompletuar transferimin e futbollistit të Arsenalit, Jack Wilshere.
Sipas mediave turke, Fenerbahce ka mbajtur bisedime me Wilshere dhe anglezi do të largohet nga klubi pas 17 vitesh.
Ai nga e shtuna është futbollist i lirë pasi që ka përfunduar kontrata me klubin e Arsenalin. /IndeksOnline/