18:54 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ferdinand parashikon fituesin e Premier Ligës për sezonin e ri

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka bërë një parashikim për sezonin e ri të Premier Ligës angleze.

Ai ka thënë se skuadra e Manchester Cityt do të mbrojë me sukese titullin e Premier Ligës, pasi kanë krijuar edhe përvojë për fitimin e kampionatit, shkruan Indeksonline.

Rivali kryesor i City sipas Ferdinandit do të jetë përsëri skuadra e Liverpulit.

“Unë mendoj se City do të jetë skuadra që do të triumfojë përsëri. Ata janë forcuar sërish, kanë transferuar Haaland dhe Kalvin Phillips. Ata kanë humbur Sterling, po, por ata kanë ende një skuadër të thellë dhe lojtarë që mund të luajnë në shumë pozicione. Dhe ata e kanë eksperiencën e fitores. Liverpooli do t’i shtyjë sërish fort drejt triumfit”, ka thënë Ferdinand.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, ka thënë se ish skuadra e tij dhe Tottenham do të jenë në Top 4 ku do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, duke lënë jashtë saj dy skuadra londineze, Arsenal dhe Chelsea.

“Do të jetë interesante. Mendoj se gjashtëshja e parë sipas radhës do të jetë Manchester City, Liverpooli, Tottenham, Manchester United, Chelsea, Arsenal”, ka shtuar Ferdinand.

Kujtojmë që në sezonin e kaluar, Manchester City fitoi titullin e kampionit në ndeshjen e fundit kampionale duke fituar dramën kundër Aston Villës me rezultat 3-2.

Skuadra e Guardiolës ishte duke pësuar humbje 2-0, por futbollistët e Cityt nuk u dorëzuan dhe e përmbysën rezultatin duke shënuar tre gola në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Për Cityn, ky ishte titulli i tyre i katërt i Premier Ligës nën drejtimin e Guardiolas përgjatë pesë viteve të fundit./Indeksonline/